Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri, 13-vjeçarja në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr - Gazeta Express
string(117) "lendohen-20-persona-nga-hedhja-e-fishekzjarreve-ne-shqiperi-13-vjecarja-ne-tirane-shpeton-mrekullisht-nga-plumbi-qorr"

Lajme

Gazeta Express

01/01/2026 10:04

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri, 13-vjeçarja në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

Lajme

Gazeta Express

01/01/2026 10:04

As ky fillim vit nuk ka nisur i qetë, pa incidente nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën.

Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr.

16 raste kanë ndodhur në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement