Lëndimi i Kanet e shqetëson Bayernin, anglezi po i shtrëngon dhëmbët për Champions - Gazeta Express
string(81) "lendimi-i-kanet-e-shqeteson-bayernin-anglezi-po-i-shtrengon-dhembet-per-champions"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2026 13:34

Lëndimi i Kanet e shqetëson Bayernin, anglezi po i shtrëngon dhëmbët për Champions

Futboll

Gazeta Express

05/03/2026 13:34

Vincent Kompany konfirmoi se sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, e ka pësuar një lëndim në pulpë dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat, e cila do të luhet nesër mbrëma.

Trajneri belg foli në konferencë për shtyp para sfidës ndaj Borussia Mönchengladbach, duke e shpjeguar gjendjen e sulmuesit anglez.

“Kane e ka marrë një goditje në pulpë dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht. Është vetëm një goditje, asgjë serioze për momentin, por ndoshta na disa duhen ditë që ai të jetë gati për të luajtur”, deklaroi Kompany, përcjell “Gazeta Express”.

Për këtë arsye, kapiteni i Anglisë nuk do të marrë pjesë në sfidën e Bundesligës edhe pse stafi i Bayernit mbetet i qetë për gjendjen e tij fizike.

“Jemi mjaft të qetë për situatën. Sigurisht që do të donim ta kishim në dispozicion, por këto gjëra ndodhin”, shtoi trajneri i bavarezëve.

Megjithatë, lajmet që vijnë nga Mynihu janë relativisht pozitive për sfidën e rëndësishme në Evropë.

Sipas trajnerit Kompany, ekziston optimizëm që Kane të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Atalantës në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, që do të luhet javën e ardhshme.

Në këtë sezon, Kane ka qenë një nga protagonistët absolutë të Bayernit duke i realizuar 30 gola në 24 ndeshje në Bundesligë dhe duke qenë njëri nga kandidatët kryesorë për ta thyer rekordin historik të golave në një sezon të kampionatit gjerman, që mbahet nga Robert Lewandowski me 41 gola.

Mungesa e tij në kampionat është një goditje për Bayernin, por klubi shpreson që sulmuesi anglez të rikuperohet në kohë për sfidën e madhe evropiane kundër Atalantës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement