Lëndimi i Harry Kane, zbulohet sa do të mungojë sulmuesi anglez - Gazeta Express
string(62) "lendimi-i-harry-kane-zbulohet-sa-do-te-mungoje-sulmuesi-anglez"

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 16:41

Lëndimi i Harry Kane, zbulohet sa do të mungojë sulmuesi anglez

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 16:41

Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane, do ta humbasë ndeshjen e sotme kundër Borussia Mönchengladbachut, por trajneri Vincent Kompany duket i bindur se anglezi do të rikuperohet në kohë për përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës javën e ardhshme.

Sulmuesi kryesor i Bayern Munichut do ta humbasë ndeshjen e sotme të Bundesligës kundër Borussia Mönchengladbachut.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, Kompany tha: “Ai (Kane) ka marrë një goditje në pulpë dhe ende nuk është rikuperuar. Është vetëm një goditje, për momentin nuk është asgjë serioze, por ndoshta i duhet edhe një ditë tjetër për të qenë gati. Jemi mjaft të qetë. Sigurisht që do të donim ta kishim Harryn në dispozicion, por këto gjëra ndodhin”.

Kompany shtoi se Hiroki Ito dhe Alphonso Davies gjithashtu do ta humbasin ndeshjen e sotme të kampionatit.

Fakti që Kane ka nevojë vetëm për një ditë shtesë për t’u rikuperuar nga ky dëmtim i lehtë sugjeron se ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës javën e ardhshme.

Gjigantët e Bundesligës do të luajnë në transfertë kundër skuadrës së Serie A në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales më 10 mars, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Allianz Arena” më 18 mars.

Kane, 32 vjeç, është golashënuesi më i mirë i Bayern Munichut këtë sezon me 45 gola në 37 ndeshje.

Kjo është më shumë se dyfishi i golave të shënuar së bashku nga sulmuesit e Atalantës, Gianluca Scamacca dhe Nikola Krstovic: italiani ka shënuar 10 gola këtë sezon, ndërsa reprezentuesi i Malit të Zi ka realizuar tetë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement