Lëndimi i Amir Rrahmanit është i lehtë, pritet të mungojë vetëm disa javë - Gazeta Express
string(72) "lendimi-i-amir-rrahmanit-eshte-i-lehte-pritet-te-mungoje-vetem-disa-jave"

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 18:20

Lëndimi i Amir Rrahmanit është i lehtë, pritet të mungojë vetëm disa javë

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 18:20

Kapiteni i Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka marrë një lajm pozitiv pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku “Dardanët” u mposhtën me rezultat 4-0.

Mjeku i skuadrës italiane, Raffaele Canonico, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një lëndim të shkallës së ulët në bicepsin femoral, duke theksuar se rikuperimi nuk pritet të zgjasë shumë.

“Rrahmani e pësoi një lëndim të shkallës së ulët në bicepsin femoral. Ka filluar tashmë trajtimin rehabilitues. Lëndimet muskulare mund të kenë një periudhë rikuperimi nga 2 deri në 12 javë, në varësi të faktorëve të ndryshëm. Ky është një lëndim i lehtë, ndaj mendoj se do të mungojë vetëm për disa ndeshje”, tha Canonico për mediat italiane.

Lëndimi i Rrahmanit erdhi në një moment delikat, pasi paraqitja e tij ndaj Zvicrës u shoqërua me kritika të shumta në Kosovë. Madje në rrjete sociale pati komente dhe paragjykime se ai nuk ishte lënduar fare, duke vënë në dyshim mungesën e tij.

Megjithatë, konfirmimi zyrtar nga Napoli dhe fillimi i trajtimit kanë hedhur poshtë këto dyshime.

Rrahmani pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit të Napolit pas një pauze prej pak javësh, duke mos rrezikuar një mungesë të gjatë. Për Napolin, që ka filluar sezonin me ambicie të mëdha në Serie A dhe në Evropë, rikuperimi i kapitenit kosovar është një lajm i mirëpritur.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kosovës Foda do të shpresojë ta ketë Rrahmanin të gatshëm për ndeshjet e ardhshme të rëndësishme në tetor për kualifikimet drejt Botërorit 2026, ku Kosova luan në shtëpi kundër Sllovenisë dhe si mysafirë kundër Suedisë. /GazetaExpress/