“Lëndime më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur’’ - Flasin nga spitali për gjendjen e Hysni Mehanit - Gazeta Express
string(102) "lendime1-me-serioze-ne-fytyre-ka-veshtiresi-ne-te-ecur-flasin-nga-spitali-per-gjendjen-e-hysni-mehanit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 17:59

“Lëndime më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur’’ – Flasin nga spitali për gjendjen e Hysni Mehanit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 17:59

Gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Si pasojë e sulmit, Mehani po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha tha se Hysni Mehani ndalet deri nesër në spital, sepse do i bëhen ekzaminime.

“Përveç lëndimeve më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur, neurologu do e përcjell deri nesër.”, tha Berisha për “Mitropol”.

Lidhur me këtë rast është prononcuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e cila ka qenë së bashku me Hysni Mehanin në momentin e sulmit.

“Zotëri Lushtaku u afrua dhe sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë, siç keni pasur mundësinë me pa edhe dëmin të cilin e ka në fytyrën e tij. Kur sekretari i qendrës tonë, Bardh Zabeli tentoi me ndërhyrë për me e qetësu situatën, me i nda pak, mos me vazhdu ajo përplasja fizike, ai u sulmua edhe nga disa persona të tjerë përreth, të cilët unë nuk i di se kush janë, as nuk i njoh, por ishin bashkë me zotëri Lushtaku në atë moment”, deklaroi Fejza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement