Kriza e Ukrainës e shpjeguar nga New York Times. Çfarë po do Putin? - Gazeta Express
string(66) "lemshi-i-ukraines-i-shpjeguar-nga-new-york-times-cfare-po-do-putin"

Kriza e Ukrainës e shpjeguar nga New York Times. Çfarë po do Putin?

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 15:10

Gazeta amerikane, The New York Times, në një artikull të titulluar a mund ta ndalojë Perëndimi Rusinë nga invadimi I Ukrainës, ka shkruar rreth motiveve të konfliktit të mundshëm Rusi -Ukrainë. Sipas gazetarit, Dan Bilefsky, SHBA, NATO dhe Rusia janë përfshirë në një diplomaci intensive që ka për synim  parandalimin e aksionit më të madh ushtarak në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Gazeta Express sjell pjesë të shkrimit të gazetës amerikane, që shpjegon qëllimet e Putin dhe atë që synon ai të arrijë me pushtimin eventual të Ukrainës.

Tensionet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë janë zier që nga viti 2014. Pikërisht në këtë kohë Ukraina e kishte rrëzuar Presidentin e saj pro rus ndërsa ushtria ruse kishte hyrë në territorin e Ukrainës duke e aneksuar Krimenë dhe duke nxitur kryengritje të separatistëve në Ukrainën Lindore.  Një armëpushim I pjesshëm ishte arritur më 2015, por paqja ka qenë e brishtë në mes të një lufte të ashpër dhe të pafundme që ka vrarë më shumë se 13 mijë ushtarë dhe civilë.

Lexo Edhe:

Pozicioni i Kremlinit karshi fqiut të saj është bërë gjithnjë e më i rëndë, përderisa Putin është bërë më insistues se Ukraina historikisht dhe kulturalisht në thelb është pjesë e Rusisë. Brengat u shfaqën në fund të teotrit, vitin e kaluar kur Ukraina me një dron sulmoi një raketahedhës të separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën Lindore. Rusia e kishte quajtur këtë një akt destabilizues që shkeli marrëveshjen e armëpushimit.

Çfarë po kërkon Putin?

Tani 69 vjecar dhe duke ecur drejt perëndimit të karrierës së tij politike, Putin është I përcaktuar për të “pastruar” trashëgiminë e tij duke e korrektuar atë që për shumë kohë ai e ka parë si një katastrofë të shekullit 20: shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Shfaqja e  muskujve të Moskës ndaj Ukrainës, një shtet me 44 milionë banorë që në të kaluarën ishte pjesë e bllokut sovjetik dhe që ndan 1200 kilometra kufijë me Rusinë, është pjesë e qëllimit të të tij për të rikthyer atë që ai e sheh si vend meritor të Rusisë në mesin e Fuqive të Mëdha botërore,  krahas SHBA’ve dhe Kinës.

Putini e ka portretuar në vazhdimësi zgjerimin e NATO’s në lindje si një kërcënim ekzistencial ndaj vendit të tij dhe insiston se grumbullimi ushtarak I Moskës është një reagim  ndaj intensifikimit të lidhjeve të Ukrainës me aleancën e NATO’s.

Ai duket se po synon të kthejë orën 30 vjet prapa, pikërisht pak para kolapsit të Bashkimit Sovjetik.

Koha e mobilizimit të trupave ruse me gjasë nuk është rastësi. Putin është duke tentuar t’I japë energji përkrahjes nacionaliste brenda Rusisë në mes të një  pandemie që nuk po e kontrollon dhe të ekonomisë së rrënim. Vitin e kaluar, grupet opozitare kanë organizuar protestat më të mëdha anti Putin ndër vite.

Por përderisa disa analistë e kanë portretuar z.Putin si një lojëtar të mençur shahu që në mënyrë të shkathtë po e manipulon Perëndimin gambiti I tij  mund t’I kthehet boomerang. NATO mund të vendosë praninë ushtarake në vendet anëtare që janë në kufi me Rusinë, sic është rasti me Baltikun.

Dhe një inavazion do të nxiste sanksione sanksione ndëshkuese që mund t’ia zbehin mbështetjen në vendin e lodhur me aventurat e huaja.

Në Ukrainë, ndërsa, qëndrimi agresiv I Moskës ka nxitur edhe më shumë pasionet nacionaliste me milicitë qytetare që po përgatiten për një fushatë të gjatë guerile në rast të okupimit rus.