Teksa në ishullin e famshëm të Santorinit vijojnë evakuimet dhe banorët po largohen përmes portit me tragete dhe përmes ajrit me avionë, sizmiologët shprehin shqetësimin për atë çfarë e pason situatën e nderë të javës së fundit.
Profesori i Gjeologjisë Tektonike dhe Gjeodinamikës, Dimitris Papanikolaou duke folur për Live News tha se “presim një tërmet afër 6 ballë të shkallës Rihter”. Ai gjithashtu shtoi se tërmeti me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës nuk mund të konsiderohet një tërmet i madh.
“Është e qartë se madhësia varet nga Anydros, i cili është në qendër të zonës së stimuluar ose krisja e Ios, që është 2-3 kilometra më në veri. Pllaka e Ios ka një zhvendosje më të madhe. Kjo ka zhytur të gjithë seksionin me Colombo, i cili fare mirë mund të shkaktojë një tërmet me magnitudë 6. I cili justifikohet në bazë të aktivitetit të tërmeteve që kemi arritur deri më tani, në 5.2”, theksoi ai.
Ndërkohë, Gerasimos Papadopoulos theksoi se “indikacionet e para tregojnë se 5.2 e shkallës Rihter është një paragoditje”.
“Me këtë tërmet, më shumë forca po lëshohen brenda sekuencës, e cila mbetet veçanërisht intensive”, vuri në dukje presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas.
Sizmologët mund të lënë një “dritare” të hapur për një përshkallëzim gradual të fenomenit, por aktiviteti i vazhdueshëm sizmik po i shtyn gjithnjë e më shumë banorët të vendosin të largohen nga Santorini.
Pamjet e regjistruara pasditen e së enjtes në portin e Santorinit, janë karakteristike, me banorë, vizitorë dhe punëtorë që largohen nga ishulli me fëmijë, kafshë shtëpiake dhe valixhe.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Politikës Ishullore dhe Roja Bregdetare, 600 pasagjerë dhe 178 makina janë nisur nga Santorini në orën 15:45. Të dhënat totale, që nga nisja e aktivitetit sizmik e deri më sot, tregojnë se vetëm me anije nga Santorini janë larguar 8140 persona dhe 1554 mjete.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...