Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda - Gazeta Express
string(57) "lekundje-te-forta-termeti-ne-tirane-ja-sa-ishte-magnituda"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 7:04

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 7:04

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave, magnituda u regjistrua 4.4,  teksa ka zgjatur vetëm për pak sekonda.

Epiqendra ka qenë në Kamëz, në 8 kilometra thellësi.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti është pasuar nga disa paslëkundje të vogla, ku më i forti është regjistruar me magnitudë 3.4.