Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile - Gazeta Express
string(79) "lekundje-te-forta-termeti-ne-korce-reagon-agjencia-kombetare-e-mbrojtjes-civile"

Gazeta Express

04/02/2026 22:19

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Gazeta Express

04/02/2026 22:19

Tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

Pas lëkundjeve ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila bën me dije se;

“Gjatë mbrëmjes së sotme, 04.02.2026, ora 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave. Magnituda maksimale: 4.1  Thellësia: 5–15 km.  Deri në këto momente nuk raportohet për dëme. Situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim”, thuhet në reagim./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement