Ermina Lekaj-Perlaskaj, Këshilltare Speciale e Ministrit të Punëve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor të Kroacisë ka folur në lidhje me deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit serb në Banjskë.
Ajo u shpreh se me këtë veprim, Plenkoviq tregoi se është një mbështetës i fortë i Kosovës, përcjell Klankosova.
“Në Forumin që është mbajtur në Bled, Plenkoviq në mënyrë të hapur u shpreh i pakënaqur me qëndrimin e Bashkimit Evropian për rastin e Banjskës, për arsye se Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ashtu siç është dashur të reagojë, por disi e ka relativizuar të themi gjithë këtë dhunë që ka ndodhur dhe të gjithë ne e dimë që ka ndodhur si një sponsor nga ana e shtetit të Serbisë, pra kjo është e organizuar dhe e sponzoruar dhe është një agresion i cili vjen nga shteti i Serbisë”.
“Në këtë mënyrë Plenkoviq tregoi se është një mbështetësh i fortë i shtetit të Kosovës”, u shpreh tutje Lekaj-Perlaskaj.