Lekaj: AAK'ja e gatshme për koalicion që ta zhbllokojë vendin, por jo me VV’në e Kurtit - Gazeta Express
string(83) "lekaj-aakja-e-gatshme-per-koalicion-qe-ta-zhbllokoje-vendin-por-jo-me-vvne-e-kurtit"

Gazeta Express

24/01/2020 23:15

Lekaj: AAK’ja e gatshme për koalicion që ta zhbllokojë vendin, por jo me VV’në e Kurtit

Gazeta Express

24/01/2020 23:15

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se AAK’ja e ofron vetën për koalicion që të ndihmojë në formimin e qeverisë, por jo me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Aleanca është e gatshme të ndihmojë në çështjen e zhbllokimit të situatës dhe formimit të qeverisë. E gatshme t’i bashkohet një koalicioni nëse mandatarin e merr LDK’ja”, është shprehur Lekaj.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Lekaj i jep përparësi koalicionit LDK-VV.

 “I japim përparësi koalicionit LDK-VV, por nëse nuk bëhet kjo, Aleanca e ofron vetën për ta zhbllokuar vendin”, ka thënë Lekaj.

Por, sipas tij, është e kotë të pritet partneritet nga subjektet politike LDK dhe VV.

“Është e kotë të presim një partneritet të sinqertë nga këto dy subjekte politike”, ka thënë Lekaj.

E nëse Aleanca futet në koalicion me dikë, Kurti dhe partia e tij nuk janë opsion për partinë e Haradinajt.

“Lideri ynë i ka thënë Kurtit se është mashtrues, dhe ne nuk mund të hyjmë në koalicion me një mashtrues”, përfundoi Lekaj.