“Lek i madh”, kënga e re e Genc Prelvukaj që flet për tenderomaninë - Gazeta Express
string(64) "lek-i-madh-kenga-e-re-e-genc-prelvukaj-qe-flet-per-tenderomanine"

“Lek i madh”, kënga e re e Genc Prelvukaj që flet për tenderomaninë

Gazeta Express

10/07/2020 19:26

Reperi Genc Prelvukaj ka lansuar sot këngën e tij më të re, “Lek i madh”

Kënga e Gencit vjen pasi që ai e kishte paralajmërua më parë, por ajo vjen pas lehtësimit të masave kundër koronavirusit dhe është në bashkëpunim me Granit Ismajli.

Lexo Edhe:

Në këtë këngë Genci flet për përfitimin e politikanëve nga tenderët e ndryshëm dhe keqpërdorimin e pozitave të politikanëve në Qeveri.

Genci kohëve të fundit ka bërë këngë që shpotisin realitetin në Kosovë dhe Shqipëri.

Fillimisht ai kishte sulmuar me tekst vajzat shqiptare që bëhen pjesë e eskortave në Europë dhe Amerikë, kurse tani ka sulmuar politikanët e korruptuar. /GazetaExpress/