Lejuan kultivimin e kanabisit në Fier, arrestohen 2 punonjës policie - Gazeta Express
string(67) "lejuan-kultivimin-e-kanabisit-ne-fier-arrestohen-2-punonjes-policie"

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 9:49

Lejuan kultivimin e kanabisit në Fier, arrestohen 2 punonjës policie

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 9:49

Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka vënë në pranga dy punonjës policie.

Të arrestuarit janë Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për krimet si dhe Roland Ndreko, me funksion Ndihmës specialist (SPZ) , për shpërdorim detyre.

Lexo Edhe:

Gjithashtu është arrestuar; Sejdi Genica dhe Vezir Genica. Në kërkim janë shpallur Elez Qelai dhe  Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia),

Arrestimi i tyre është bërë pasi janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara bimë narkotike në fshatin Mujalli-Fier.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, pas Vendimit datë 24.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier mbi caktimin e masave të sigurimit personal për dy punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, si edhe katër shtetasve të tjerë, si më poshtë vijon;

– S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– S. G., me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– V. G., caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– R. B. (alias F. Q. dhe XH. Q.), me masë sigurimi personal “Arrest me burg” ”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

– E. Q., me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit e mësipërm u krye mbështetur në materialet e kallëzimit të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat, pasi në datë 20.07.2022 janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli-Fier, për të cilën Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar Procedimin Penal Nr.828/2022.

Nën drejtimin e Prokurorit të çështjes janë kryer veprime hetimore duke përdorur edhe mjete të posaçme, proces nga i cili u dokumentua autorësia e veprës penale të dyshuar, si ndaj shtetasve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre favorizuan këtë veprimtari të paligjshme.

/Gazeta Express