Lejoi të miturin të dalë pa prokurë nga Shqipëria, merren masa ndaj inspektorit - Gazeta Express
string(78) "lejoi-te-miturin-te-dale-pa-prokure-nga-shqiperia-merren-masa-ndaj-inspektorit"

Lejoi të miturin të dalë pa prokurë nga Shqipëria, merren masa ndaj inspektorit

Shqiperi

Gazeta Express

13/02/2024 12:14

Një punonjës i policisë i cili gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka lejuar daljen nga territori i Shqipërisë të një të mituri që nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij është ndëshkuar me masë sigurimi personal “detyrim paraqitje”.

Njoftimi i AMP

Lexo Edhe:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.