”Leji ti albuminat…”, Korenica: Vajza ime u fut në sallë operimi, mjeket me thanë 'S’kemi pej as aspirator" - Gazeta Express
string(98) "leji-ti-albuminat-korenica-vajza-ime-u-fut-ne-salle-operimi-mjeket-me-thane-skemi-pej-as-aspirator"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:34

”Leji ti albuminat…”, Korenica: Vajza ime u fut në sallë operimi, mjeket me thanë ‘S’kemi pej as aspirator”

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:34

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor publik në vend, duke ndarë një përvojë personale të dhimbshme që ndërlidhet me mungesën e barnave dhe pajisjeve elementare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në një postim në Facebook, ai ka rrëfyer se gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale të vajzës së tij, është përballur me kërkesa nga stafi mjekësor për të siguruar vetë mjete të nevojshme që do të duhej të ishin të garantuara nga spitali.

Postimi:

”Leji ti albuminat… 😞”

🗓️ 24 prill 2023

Vajza ime u fut në sallë operimi, e traumatizuar, pa përgatitje psikologjike, e pa asnjë fjalë qetësuese.

Kur mendoja që më e rënda kaloi, del mjeku dhe më thotë:

👉 “S’kemi pej as aspirator. Duhet me i ble vetë.”

Pra, vajza në sallë, në atë gjendje emocionale ndërsa mjekët presin për pajisjet më elementare.

Kjo nuk ndodh askund, përveçse në kohë lufte.

Nxitoj t’i siguroj mjetet që kërkohen. Ndërkohë më afrohet një mjek tjetër dhe më thotë:

🤷‍♂️“Edhe mantela njëpërdorimshme nuk kemi mjaftueshëm.”

Në atë kohë, ministër ishte po i njëjti – Arben Vitia.

E informova. I tregova gjithçka.

Nuk e bëra publik. Shpresova se do të përmirësohej situata.

Sot?

S’ka ndryshuar asgjë.

Në fakt, kemi një “përmirësim”:

👉 Qeveria në detyrë po na bën me dije që të mos ankohemi për barna.

Pra, Leji ti Albuminat…!😞