string(81) "lejet-per-dalje-nga-e-albania-shefja-e-akshi-t-sdo-te-kete-me-probleme-ne-aksesim"

Gazeta Express

30/03/2020 20:45

Lejet për dalje nga e-Albania, shefja e AKSHI-t: S’do të ketë më probleme në aksesim

Gazeta Express

30/03/2020 20:45

Duke filluar nga kjo e hënë, qytetarët që kërkojnë të dalin gjatë orarit të lejuar për qarkullim në Shqipëri, duhet të kërkojnë leje përmes e-Albania ose një sms-je, por fakt është se aplikacioni online ka qenë mjaft i vështirë për t’u aksesuar.

Mbi problemin në fjalë, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj, deklaron se ka patur vështirësi në aksesim për shkak të numrit të lartë, që sipas saj kanë kapur shifrën e mbi 116 mijë lejeve. Karçanaj deklaron se nga sot, sistemi nuk do të ketë më probleme në aksesim, pasi dhjetëra inxhinierë kanë punuar mbi të.

“Të nderuar qytetarë, Për shkak të një fluksi të madh e të menjëhershëm klikimesh, e-Albania hera-herës aksesohej me vështirësi. E pavarësisht kësaj, u dhanë plot 116 mijë e 562 leje të menjëhershme për dalje vetëm nga portali dhe 75 mijë e 573 përmes sms-ve në numrin 55155. Mbi 50 punonjës, pa pushuar asnjë sekondë të vetme, ndihmuan mijëra qytetarë të tjerë për përditësimin e të dhënave në llogaritë e tyre në e-Albania dhe iu përgjigjën pyetjeve mbi procedurën e thjeshtë të aplikimit.

Dhjetëra inxhinierë ndërkaq punuan pa rreshtur këto dy ditë për perfeksionimin e infrastrukturës dhe tanimë me kënaqësi ju informoj se sistemi nuk do ketë më vështirësi në aksesim.   Falenderoj secilin prej jush për mirëkuptimin dhe ju ftoj të hapni e-Albania për leje-daljet e nevojshme apo çdo shërbim tjetër”, shkruan Karçanaj.