Leipzigu e anulon transferimin e Okaforit - Gazeta Express
string(41) "leipzigu-e-anulon-transferimin-e-okaforit"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 12:10

Leipzigu e anulon transferimin e Okaforit

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 12:10

RB Leipzig e ka anuluar transferimin e Noah Okafor nga AC Milan pas vizitave mjekësore në 24 orët e fundit.

Stafi i klubit gjerman nuk e aprovoi testin mjekësor dhe lojtari do të largohet nga Gjermania për t’u rikthyer në Milano, raporton “Sky”, përcjell “Gazeta Express”.

RB Leipzig po planifikonte ta huazonte për gjashtë muaj përfaqësuesin zviceran me mundësi blerjeje të kartonit të tij në fund të këtij sezoni, varësisht prej paraqitjeve të sulmuesit në ekipin gjerman.

Megjithatë, 24 vjeçari nuk ishte i gatshëm, sipas klubit gjerman dhe tash “Rossoneri” duhet ta gjejnë një sistemim të ri për të pasi Okafor nuk bën pjesë në planet e trajnerit Sergio Conceicao. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement