Leipzig dhe Bayern Munich kanë ndarë pikët në derbin e javës së gjashtë në Bundesligë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Red Bull Arena” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
Vendasit ia dolën të krijonin epërsi prej dy golave në këtë takim, por nuk ia dolën ta mbanin deri në fund.
Lois Openda (20′) dhe Castello Lukeba (26′) shënuan fillimisht për epërsinë e Leipzigut.
Megjithatë, “Bavarezët” shënuan dy herë në vazhdim për të marrë së paku një pikë nga kjo sfidë.
Harry Kane (57′ – nga penalltia) dhe Leroy Sane (70′) shënuan golat për kampionin në fuqi gjerman.
Bayerni Munichi është i treti në tabelë me 14 pikë, dy më pak se lideri, Bayer Leverkuseni.
Leipzigu është i pesti me 13 pikë. /Gazeta Express/