Leicester City e refuzon edhe një ofertë tjetër të Chelseat për Wesley Fofanan - Gazeta Express
string(78) "leicester-city-e-refuzon-edhe-nje-oferte-tjeter-te-chelseat-per-wesley-fofanan"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 11:14

Leicester City e refuzon edhe një ofertë tjetër të Chelseat për Wesley Fofanan

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 11:14

Chelsea nuk po ia del të gjej marrëveshje me Leicester Cityn për Wesley Fofanan.

Qendërmbrojtësi francez është i etur për t’u larguar nga “King Power Stadium”, por klubi nuk po e dëshiron largimin e tij – transmeton Gazeta Express.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romana, Chelsea ka bërë të premten një ofertë të re prej 70 milionë funtesh për Fofanan.

Megjithatë, oferta është refuzuar nga Leicester City. Edhe trajneri i skuadrës, Brendan Rodgers, po insiston se lojtari nuk është për shitje.

21-vjeçari me “Dhelprat” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Qendërmbrojtësi që vlerësohet si një prej më të mirëve nga gjenerata e tij, te Leicester City u transferua para dy vjetësh nga AS Saint-Etienne për 35 milionë euro. /Gazeta Express/