Lehtësoni dhimbjen e veshit me këto metoda natyrale - Gazeta Express
string(51) "lehtesoni-dhimbjen-e-veshit-me-keto-metoda-natyrale"

Gazeta Express

29/01/2020 15:10

Lehtësoni dhimbjen e veshit me këto metoda natyrale

Gazeta Express

29/01/2020 15:10

Ekzistojnë shumë çrregullime të lidhura me veshin. Dhimbja e veshit është shumë shqetësuese dhe ndonjëherë as barnat nuk mund ta lehtësojnë.

Sipas Bright Side, ekzistojnë disa metoda shtëpie, që e lehtësojnë dhimbjen e veshit.

Lexo Edhe:

Një nga çrregullimet më të shpeshta të veshit është dhimbja që shkaktohet nga bllokimi i tubit të Eustahit, që i prekë zakonisht fëmijët. Ky çrregullim shkakton akumulimin e lëngjeve në kavitetin e veshit, problem ky që rezulton me inflamacion dhe infeksion të veshit të mesëm.

Probleme të tjera të shpeshta, që lidhen me veshin janë edhe dhëmbët e prishur, infeksione të sinuseve apo ndonjë dëmtim i brendshëm.

Disa mënyra natyrale që mund t’ua lehtësojnë këto simptoma janë:

Fasha të ftohta apo të ngrohta– mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjen. Vendosni ato afër veshit për 10 minuta. Kjo metodë mund të përdoret tek fëmijët dhe të rritur. Duhet të keni kujdes që fasha të mos jetë shumë e ngrohtë apo shumë e ftohtë.

Vaji i ullirit– edhe pse nuk është një fakt shkencor, vaji i ullirit mund ta zbutë dhimbjen dhe irritimin e veshit. Ai ka veti anti-inflamatore, prandaj e lehtëson inflamacionin.

Xhenxhefili– ndihmon në reduktimin e dhimbjes me anë të përbërësve aktivë që i ka. Xhenxhefili ka veti anti-mikrobioale dhe anti-fungale.

Hudhra– për shumë vite, hudhra është përdorur si një lehtësues i dhimbjes dhe për parandalim të infeksionit. Përzieni hudhrën me ndonjë vaj natyral dhe lyeni kanalin e veshit me të.

Peroksidi i hidrogjenit– një kurues natyral i përdorur për shumë probleme shëndetësore është peroksidi i hidrogjenit, një antiseptik natyral që përdoret për të shëruar plagë dhe dëmtime në trup. Ky lëng preferohet të përdoret duke i hedhur direkt në kanalin e veshit 3-4 pika të tij. /Bright Side/ Express