LEGO prezanton setet e reja Smart që ndryshojnë lojën si kurrë më parë - Gazeta Express
string(70) "lego-prezanton-setet-e-reja-smart-qe-ndryshojne-lojen-si-kurre-me-pare"

AutoTech

Gazeta Express

05/03/2026 23:16

LEGO prezanton setet e reja Smart që ndryshojnë lojën si kurrë më parë

AutoTech

Gazeta Express

05/03/2026 23:16

LEGO ka lançuar zyrtarisht setet e reja Smart Play, duke sjellë një dimension krejt të ri për këto tulla të famshme.

Kompania po bëhet shumë më “e zgjuar”. Më herët këtë vit, marka e njohur e lodrave njoftoi lansimin e disa seteve të reja që përdorin teknologjinë Smart Brick.

Kjo sjell lodrat në jetë me drita dhe tinguj interaktivë, të cilët ndryshojnë ndërsa luani. Eshtë një gjë mjaft e zgjuar, ku Smart Brick bashkëvepron me Smart Tags dhe Smart Minifigures, duke ofruar efekte të ndryshme në varësi të setit.

Për shembull, vendosni Smart Brick në lodrën e re të Darth Vader, dhe do të dëgjoni zërin e tij të famshëm gjatë betejave. Lëvizni Smart Brick tek Red Five X-Wing i Lukës dhe ai nxjerr tingujt e lazerit dhe R2D2 në sfond.

Madje, Smart Bricks mund të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, duke lejuar fansat të krijojnë duela shpërthyese.

LEGO ka menduar që gjithçka të jetë rreth lojës, kështu që nuk ka nevojë për aplikacione apo smartphone për të filluar. Smart Bricks janë edhe të rimbushshëm, që do të thotë se nuk keni nevojë të shqetësoheni për bateri.

Nëse kjo ju duket interesante, setet e reja tani janë në dispozicion për blerje, me dyqane si Argos dhe LEGO që i ofrojnë.

Në momentin e lansimit, ka tre sete të plota Smart Brick, që përfshijnë gjithçka të nevojshme për të luajtur, dhe pesë sete të tjera që janë thjesht të kompatibilshme me teknologjinë Smart Brick. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement