Kanë mbetur edhe 2 ditë deri të ndeshja e madhe e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” për Botërorin e vitit 2026.
Pak para ndeshjes, dy legjendat e futbollit sllovak, Jan Mucha dhe Lubomir Moravcik kanë folur për kombëtaren e Kosovës.
Ata kanë thënë vetëm fjalët më të mira për “Dardanët”, teksa e kanë paralajmëruar trajnerin Francesco Calzona.
“I kam analizuar nga ndeshjet e fundit kualifikuese dhe duhet të them se kanë një ekip shumë të fortë. Mesfusha e tyre përbëhet nga lojtarë të Bundesligës gjermane dhe Serie A italiane”, tha fillimisht Moravcik për podkastin “Futbalnet”.
“Mendoj se Kosova është aktualisht pak më e fortë. Ka ndoshta më shumë opsione në përbërje se ne. Besoj se fusha vendase do t’i balancojë shanset. Do të jetë 50 me 50”, shtoi ai.
Më tutje, Mucha tha se Kosova tashmë ka bërë një progress të madh.
“Kosova ka bërë progres të madh. Lojtarët e saj janë në liga cilësore. Madje kanë edhe vlerë tregu më të lartë se ne. Trajneri Calzona do të duhet të zgjedhë me kujdes formacionin. Disa lojtarë sllovakë kanë probleme me lëndime”, tha ai.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë, dhe nis nga ora 20:45.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani./GazetaExpress/