Bad News Eagles e bënë mbrëmë një tjetër paraqitje fantastike në fazën “Legends” të Majorit të Rios.
Ekipi kosovar e mposhti ekipin numër 1 në botë në CS:GO, FaZe Clan, 2:1 për t’u bërë sensacion në botë në këtë sport.
E tash, ekipi kosovar do të ketë punë me një tjetër kundërshtar të fuqishëm, shkruan “Gazeta Express”.
Legjendat BNE do të përballen sot me kampionin e Majorit të vitit 2021, ekipin NAVI.
Kjo përballje do të fillojë rreth orës 15:00 me kohën tonë lokale.
Skuadra ukrainase e ka shprehur haptazi respektin dhe frikën që e ka nga “Shqiponjat”.
Djelmoshat e artë të Kosovës e synojnë sot një tjetër paraqitje mahnitëse për ta vazhduar mrekullinë. /Gazeta Express/