Legjendat e Juventusit që fituan Kupën Interkontinentale në vitin 1985 vizituan sot lojtarët e klubit gjatë stërvitjes në Continassa.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi italian ndau momente nga ky takim historik, ku nuk munguan emra të mëdhenj të futbollit botëror si Michel Platini dhe Stefano Tacconi.
Yjet e Juventusit i pritën me entuziazëm legjendat, ndër të cilët spikati edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, duke u shfaqur në disa skena nga videoja e prezantimit.
Kupa Interkontinentale e vitit 1985 u zhvillua mes Juventusit, fitues i Kupës së Evropës, dhe Argentinos Juniors, fitues i Copa Libertadores, duke shënuar një nga momentet më të paharrueshme të historisë së klubit bardhezi. /GazetaExpress/
History paid a visit. The '85 Intercontinental Cup winners are in the house 🤍🖤 pic.twitter.com/jzByBhquhc
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 27, 2025
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...