Jeta e Mike Tysonit nuk ka qetësi.
Legjenda e boksit do të përballet prapë me drejtësinë.
Në fakt, ish-boksieri amerikan akuzohet për përdhunim të një gruaje mbi 30 vjet më parë, shkruan “Gazeta Express”.
Më saktësisht, akuza e ngarkon Tysonin se ai e kishte përdhunuar një grua në limuzinë, duke i shkaktuar lëndime fizike, psikike dhe emocionale gjatë viteve pasuese.
Në bazë të “viktimës”, ata ishin takuar në një klub nate në Albany të New Yorkut në vitin 1990.
“Unë hyra në limuzinën e Tysonit për ta marrë shoqen time nga shtëpia e saj”, shkruan fillimisht në padinë e siguruar nga mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.
“Tyson menjëherë filloi të më prekte dhe tentoi të më puthte. Unë i thash ‘jo’ disa herë dhe i kërkova të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmonte. Ai më pas m’i zhveshi pantallonat dhe më përdhunoi duke përdorur dhunë në mua”, shkruante tutje në deklaratën e saj.
Tyson ishte akuzuar në atë vit edhe nga modelja Desiree Washington për përdhunim, me ç’rast ai ishte dënuar me 3 vjet burg në fillim të vitit 1992. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...