Legjenda e NBA për Donald Trump: Ti s’di të mbash fjalim tani, po ta shkruaj një unë - Gazeta Express
string(81) "legjenda-e-nba-per-donald-trump-ti-sdi-te-mbash-fjalim-tani-po-ta-shkruaj-nje-une"

Legjenda e NBA për Donald Trump: Ti s’di të mbash fjalim tani, po ta shkruaj një unë

Gazeta Express

12/05/2020 18:00

Ish-basketbollisti legjendar, Kareem Abdul-Jabbar, ia ka shkruar një fjalim presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi që tha se gjatë karrierës së tij është mësuar t’i mbajë fjalime ekipit dhe tani i vendit i duhet një e tillë nga presidenti. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e ish-yllit të Bucks dhe Lakers.

Është një moment afër fundit të çdo filmi të sportit kur trajneri e mban një fjalim të mrekullueshëm menjëherë para një ndeshjeje të rëndësishme. Trajneri përdor fjalë si “zemra”, “nderi” dhe “puna ekipore”, shkruan Abdul-Jabbar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjithçka që ndodhë në fushë pas atij momenti është zhgënjyese pasi që fitorja – qoftë në rezultat apo në shpirtin e skuadrës – duket e paevitueshme pas atij fjalimi. Për audiencat e filmit, ato momente mund të duken klishe, por në jetën reale, kur flet dikush që ti e adhuron dhe e respekton, fjalët e tyre mund të kenë ndikim të madh.

Unë natyrisht që dëgjoja kur trajnerët që i respektoja, si John Wooden, flisnin në momentet vendimtare të karrierës time. Frymëzimi i njerëzve për ta dhënë më të mirën nga vetja është ai që trajnerët e mrekullueshëm – dhe politikanët e mrekullueshëm – e bëjnë. Kjo është njëra ndër cilësitë që i bën të mrekullueshëm.

Gjatë muajve të fundit, ky vend është përballur me një kundërshtar të frikshëm, Covid-19. Ky virus na ka shkelmuar në prapanica dhe statistikat vetëm sa po përkeqësohen. Amerika e ka një stol të thellë të ekspertizës dhe ne e dimë si të bashkohemi si skuadër kur kemi nevojë. Megjithatë, të përballur me të vërteta të parehatshme dhe ndryshime frikësuese te lidershipit, ne kemi qenë duke u zhbërë aty-këtu. Në vend se të bashkohemi në këtë krizë, ne jemi duke e luftuar njëri-tjetrin. Dhe kjo po na çon drejt edhe më shumë vdekjeve.

Një gjë që do të mundë ta përdornim për momentin është një fjalim plot pasion nga presidenti ynë që të na frymëzojë të gjithëve ta bëjmë gjënë e duhur, jo vetëm për veten tonë, por edhe për vendin tonë.

Është fjalimi që duhet ta mbajë Trump-i, por jo sepse ai dëshiron të rizgjidhet president, por sepse ai fjalim do t’i adresonte shqetësimet e mëdha të vendit, do t’u jepte fund mosmarrëveshjeve politike, do të ofronte një plan të arsyeshëm për të ardhmen dhe do t’ua jepte amerikanëve besimin se qeveria e tyre është duke punuar për t’i mbrojtur shqetësimet e tyre shëndetësore dhe ekonomike.

Duhet të jetë fjalimi i një burrë shteti e jo i një Trump-i. Nëse unë do të isha personi që i shkruan fjalimet e Trump-it, duke i përdorur mësimet e marra nga fjalimet e mrekullueshme që i kam dëgjuar gjatë karrierës sime në basketboll, ky është fjalimi që do t’ia jepja atij për ta mbajtur.

“Amerika është përballur me shumë armiq në të kaluarën, edhe nga jashtë e edhe nga brenda. Qëllimi i këtyre armiqve ka qenë gjithnjë ta shkatërroj jo vetëm vetë Amerikën, por idealin për të cilin qëndron Amerika, që është trajtim dhe mundësi të barabarta për të gjithë që jetojnë këtu, pavarësisht pasurisë, sfondit etnik, fesë, orientimit seksual apo gjinisë. Covid-19 është një armik të cilit s’i intereson për politikë apo drejtësi shoqërore – është një organizëm oportunist që vetëm dëshiron të ushqehet dhe të shpërndahet. Por, nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, atëherë mund ta arrijë këtë qëllim”.

“Njerëzit definohen nga mënyra se si sillen, jo gjatë momenteve të mira kur dhembshuria dhe mirësia vijnë lehtësisht, por gjatë momenteve të vështirë, kur ndihma për një fqinj mund të të kushtojë. Një krizë zbulon se a jemi heronjtë apo të këqijtë. Ernest Hemingway tha: “Kuraja është mirësia nën presion”, dhe unë besoj se amerikanët janë të gatshëm ta shfaqin kurajën e tyre përmes mirësisë”.

“Kjo duhet të fillojë me neve në qeveri të cilëve na është besuar detyra për ta luftuar këtë armik. Mënyra e vetme se si mund ta justifikojmë besimin e njerëzve është duke qenë plotësisht transparent në gabimet, sukseset dhe planet tona për të ardhmen”.

“Ne kemi bërë gabime. Administrata ime nuk veproi mjaftueshëm shpejt në reagim ndaj rrezikut serioz që e paraqet Covid-19. Ne duhej ta kishim bërë, por nuk e bëmë. Nuk mund ta ofroj asnjë arsyetim, sepse asnjë arsyetim nuk është i pranueshëm. Ajo vonesë pati efekt “domino” dhe ne ishim një hap prapa në zhvillimin e testeve të mjaftueshme dhe në pajisjen e qendrave shëndetësore me gjësendet e nevojshme. Por, ne kemi mësuar nga gabimet tona dhe nga ato të vendeve të tjera gjithashtu”.

“Virusi tashmë i ka përkeqësuar dallimet e papranueshme racore dhe ekonomike në këtë vend. Numri i vdekjeve mes komunitetit të njerëzve me ngjyrë dhe latinëve është dukshëm më i madh sesa në komunitetin e njerëzve të bardhë. Virusi po e sulmon edhe procesin tonë demokratik, duke rrezikuar t’ua pamundësojë njerëzve me ngjyrë dhe atyre me probleme ekonomike të votojnë në nëntor. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’u siguruar që zëri i çdo votuesi të numërohet”.

“E sa u përket atyre që e përdorin krizën tonë kombëtare si arsye për t’i margjinalizuar të tjerët apo për t’i dëmtuar të tjerët për shkak të racës, gjinisë, orientimit seksual apo identitetit gjinor, jo vetëm që nuk ju përkrah juve, por do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’u siguruar që jo të gjykoheni nga drejtësia. Pasi që i tërë qëllimi i fuqisë së presidentit është që të përdoret për t’i mbrojtur ata që kanë më së shumti nevojë për të. Dhe nëse kjo ju ofendon, atëherë mos votoni për mua”.

“Ndërsa, sa i përket aktualitetit, administrata ime është plotësisht e përkushtuar ndaj një misioni të vetëm: t’i mbajë njerëzit tanë fizikisht të shëndetshëm, ndërkohë që e mban edhe ekonominë e vendit të shëndetshme. Balancimi i këtyre dyjave është vendimtare, megjithatë nganjëherë konkurrenca mes qëllimeve ka qenë sfida më e madhe me të cilën është përballë vendi ynë në këto dekada”, shkruan Abdul-Jabbar, transmeton Gazeta Express.

“Askush nuk ka përgjigje definitive sepse kjo situatë është unike. Megjithatë, është premtimi ynë për të mos i rrezikuar kurrë jetët e askujt vetëm për hir të politikave të panevojshme ekonomike. Çdo vendim sa u përket rihapjes së bizneseve apo uljes së vendeve strehuese do të bëhet shkaku i të dhënave të grumbulluara nga ekspertët mjekësorë dhe shkencëtarët kryesorë, e jo shkaku i politikave partiake”.

“Askush nuk e di defitinivisht se si erdhi ky virus. Por, hetimi i burimit të tij është vendimtar për ta kuptuar më tutje se si funksionon dhe përhapet dhe mund të na ndihmojë t’i luftojmë viruset e tjera në të ardhmen”.

“Vendet duhet të punojnë së bashku për t’i grumbulluar këto të dhëna, e jo të hedhim akuza apo të kërkojmë hakmarrje, por të punojmë së bashku për t’i ndihmuar njerëzimit të mbijetojë. Drejt këtij qëllimi, unë premtoj se asnjë veprim nuk do të kërkohet drejt asnjë vendi të përfshirë”.

“Për t’u siguruar që përqendrimi im mbetet vetëm mbi këtë detyrë, unë nuk do të marrë pjesë në asnjë kampanjë për zgjedhjet presidenciale 2020. Unë do të vazhdoj tutje me kandidaturën time, por do t’i lë veprimet e tij të jetë fushata ime. Mënyra se si sillen si lideri juaj gjatë muajve të ardhshëm do të jetë fushata ime”.

“Nuk do të bëj fjalime për fushatë, nuk do të flas keq për kundërshtarin ose të afërmit e tij. Nuk do të ketë aktivitet lidhur me murin kufitar ose çështje të tjera përçarëse. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për ta kaluar këtë rrezik këtu dhe tani, pa e mbajtur një sy në nëntor”.

“Presidenti Lincoln ka thënë: “Një shtëpi e përçarë mes vete nuk mund të qëndrojë”. Kjo është tani më e përshtatshme sesa kurrë më parë, 162 vjet më vonë, përderisa ne po përballemi me një numër të vdekjeve që po rritet vazhdimisht dhe një ekonomi që po përkeqësohet”.

“Amerika është duke luftuar për mbijetesë – jo vetëm si vend, por si një ideal. Dhe asgjë nuk është më e rëndësishme sesa t’ia dëshmosh vetes dhe botës dhe idealet tona të përbashkëta janë mjaftueshëm të fuqishme për ta mposhtur çdo armik, të dukshëm apo të padukshëm”.

Ky është fjalimi i një presidenti që e ka qëllim të na drejtojë neve në ditët tona më të errëta dhe në të ardhmen e pasigurt. Duhet t’i lësh anash nocionet e vlerësimeve dhe përforcimeve personale për t’u përqendruar vetëm në mirëqenien e njerëzve në momentet kur ata kanë më së shumti nevojë. Duhet të jetë dikush që e do vendin më shumë sesa karrierën e vet. Duhet madhështi. /Gazeta Express/