Legjenda e Man Unitedit Stam: Van Dijku është ndoshta më i mirë sesa unë - Gazeta Express
string(71) "legjenda-e-man-unitedit-stam-van-dijku-eshte-ndoshta-me-i-mire-sesa-une"

Legjenda e Man Unitedit Stam: Van Dijku është ndoshta më i mirë sesa unë

Gazeta Express

10/12/2019 13:15

Legjenda e Manchester Unitedit, Jaap Stam, e pranon se bashkëkombësi i tij holandez Virgil van Dijk është edhe më i mirë sesa që kishte qenë ai në kulmin e karrierës së tij, pasi që Van Dijku ka shijuar suksese të mëdha në dy sezonet e fundit.

Virgil Van Dijku e humbi garën kundër Lionel Messit për Topin e Artë të këtij viti, duke mbetur i dyti më i miri, përkundër që mes dy futbollistëve pati dallim të vogël në vota, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Van Dijku e kishte nisur karrierën e tij si futbollist në Groningen, para se të kalonte në Celtic në vitin 2013. Dy vjetët e tij në Skoci iu shpërblyen me një transferim në Southampton, para transferimin 75 milionë funtesh në Anfield, në janar të vitit 2018.

Mbrojtësi holandez ka vazhduar të marrë shumë lëvdata për paraqitjet e tij për Liverpoolin, me të cilët arriti ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa edhe u shpall lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

Edhe Jaap Stam e pranon se i ka bërë shumë përshtypje rrugëtimi i 28-vjeçarit.

“Gjithmonë është diskutuar dhe është thënë në Holandë: “Na duhet një tjetër mbrojtës si Jaapi” dhe tani ka ardhur Virgili, i cili fitoi famë vonë. Ai nuk u rrit në akademinë e PSV-së apo Ajaxit”, ka thënë Stam.

“Ai e ndërtoi karrierën e vet duke u nisur nga skuadrat më të vogla e apstaj duke kaluar në Skoci e pastaj në Angli. Ti duhet të punosh për veten tënde dhe ai e  bëri pikërisht këtë gjë”.

“Ndoshta ai është edhe më i mirë sesa unë, nuk e di. Por, prezenca e tij vërehet. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar që dëshiron të luajë te klubet dhe në ligat më të mëdha në botë”.

“Është shumë e rëndësishme ta pozicionosh veten – edhe kur e ke posedimin e topit, edhe kur s’e ke – sepse kjo të ndihmon shumë dhe të ofron më shumë kohë për të bërë diçka dhe ai po e bën një punë të mrekullueshme”. /Gazeta Express/