Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Gianluca Zambrotta ka folur për prurjet e reja të klubit juventin.
Me theks më të veçantë, Zambrotta ka folur për Lois Opendan dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.
“Të dy janë nënshkrime të shkëlqyeshme. Openda është i ri, i shpejtë, versatil. Zhegrova ka kualitet, mund të driblojë dhe të krijojë, por i duhet të kthehet në 100%-shin e tij”, tha ai për “La Gazzetta Dello Sport”.
Edon Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Lille, për shumën e 20 milionë eurove.
Teksa, në anën tjetër, Openda kaloi në Itali te “Zonja e Vjetër”, pas aventurës të kaluar te Leipzigu në Gjermani./GazetaEpxress/