Legjenda e futbollit thotë se Shqipëria do të jetë befasia e “Euro 2024” - Gazeta Express
string(70) "legjenda-e-futbollit-thote-se-shqiperia-do-te-jete-befasia-e-euro-2024"

Legjenda e futbollit thotë se Shqipëria do të jetë befasia e “Euro 2024”

Lajme

Gazeta Express

02/12/2023 15:38

Sonte do të bëhet tërheqja e shortit për grupet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Tërheqja e shortit do të bëhet në Hamburg, duke filluar nga ora 18:00 – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një prej ish-yjeve të futbollist, Wesley Sneijder, do të jetë i pranishëm në qytetin gjerman.

Madje, ai ka bërë edhe një parashikim për “Euro 2024”, me faqen zyrtare të UEFA-s që e ka publikuar parashikimin e tij.

Sneijder parashikoi që Shqipëria do të jetë befasia e Evropianit, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Për lojtarin e ri më të mirë ai zgjodhi Jude Bellinghamin, kurse Harry Kane për golashënuesin më të mirë të turneut.

Parashikimin për lojtarin më të mirë e bëri për Kylian Mbappe, kurse sipas tij, Franca dhe Anglia do të takohen në finalen e madhe. /Gazeta Express/