Mirlind Daku kohëve të fundit është i përmendur shpesh në mediumet ruse, qoftë për aftësitë e tij futbollistike, ashtu edhe për sjelljet e tij në fushë.
Së fundmi, është Alexander Mostovoy që ka folur për sulmuesin shqiptar me prejardhje nga Kosova, i cili aktualisht luan për Rubin Kazanin në Rusi.
56-vjeçari Mostovoy është një legjendë e futbollit rus, derisa më parë e kishte përfaqësuar edhe komëbtaren e Rusisë.
Ai u pyet se ku mund të vazhdojë karrierën Mirlind Daku, derisa përgjigja e tij ishte e paksa e befasishme.
Sipas Mostovoyt, Daku do t’u përshtatej të gjitha klubeve kryesore në Moskë.
“Daku do të jetë padyshim një objektiv transferimi për shumë ekipe në Rusi. Ai mund të jetë lehtësisht i dobishëm për CSKA-në, Spartakun, Dynamon dhe Lokomotivën”, ka thënë 56-vjeçari Mostovoy, shkruajnë të hënën mediumet ruse.
Më herët ishte raportuar se për shërbimet e Dakut, të interesuara ishin edhe disa klube nga Serie A, me theks të veçantë Cagliari.
27-vjeçari gjilanas ka kontratë me Rubin Kazanin deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Në 26 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Daku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tetë asistime./GazetaExpress/