Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nëse ia del të ecën tutje, shkruan Gazeta Express.
Pas fitores kundër kampionit të Andorës, në ndeshjen e parë parakualifikuese, ekipi gjilanas të martën do të ballafaqohet me Linfieldin në finalen preliminare. Dhe, në rast fitoreje atëherë në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.
E nëse e kalon edhe ekipin polak, atëherë kampioni i Kosovës pastaj do të ballafaqohet me fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.
Shorti është hedhur sot në Nyon. /GazetaExpress/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....