Ledri Vula vjen me 10 foto nga kënga 10/10 - Gazeta Express
string(42) "ledri-vula-vije-me-10-foto-nga-kenga-10-10"

Ledri Vula vjen me 10 foto nga kënga 10/10

Gazeta Express

16/03/2020 20:18

Reperi Ledri Vula ka lansuar një album kohëve të fundit por edhe një këngë të re me titull “10/10”.

Ledri Vula nuk e ka ndalur aktivitetin e tij në rrjetet sociale derisa ka lansuar albumin e ri pikërisht në kohën e coronavirusit.

Lexo Edhe:

Reperi pasi të premten që lamë pas lansoi klipin e ri, “10/10”, nuk e ka ndalur promovimin e tij nëpër rrjetet sociale.

Sot ai ka sjell 10 foto që janë realizuar në skenën e xhirimeve të kësaj kënge, poshtë të cilave ka shkruar, “jom kon 9.9 tash jom 10.10”.

Kujtojmë se Ledri ka qenë aktiv këtë vit ku kishte lansuar në shkurt këngën “Piano Rap”, derisa duket se ka ndryshuar pak në stilin e tij të muzikës, pasi që këngët janë më artistike dhe jo shumë komerciale /GazetaExpress/