Ledri për Express pas rifillimit të koncerteve: Nga emocionet harroja tekstin në skenë - Gazeta Express

Muzike

Gazeta Express

15/06/2021 19:44

Ledri për Express pas rifillimit të koncerteve: Nga emocionet harroja tekstin në skenë

Muzike

Gazeta Express

15/06/2021 19:44

Pas një viti, reperi Ledri Vula i është kthyer koncerteve, duke kënduar në bregdetin shqiptar. E pas kësaj Ledri ka folur për Express se si është ndier në skenë pas rikthimit të tij pas pothuajse një viti

Lehtësimi i masave anti-Covid ka bërë që të rikthehen në mënyrë të pjesshme edhe koncertet.

Lexo Edhe:

Derisa në Kosovë ende nuk dihet për fatin e klubeve se kur do të hapën, në Shqipëri tashmë janë të lejuara koncertet e hapura dhe në vikendin e kaluar ai e ka mbajtur një koncert në mesditë në Shën Gjin.

“Më kishte marrë malli tepër. Nuk e besojsha që po ndodh. Nuk po di, e kam gabuar tekstin nja dy-tri herë”, ka thënë Ledri për Gazetën Express.

“Në fund e përfundova, më shpresën që nuk është i fundit”.

Tutje, ai ka thënë se gjatë këngëve disa herë ka dashur të flet ndonjë gjë, por ai vazhdonte të këndojë.

Shqipëria ka lehtësuar masat anti-Covid derisa deri me sot ka vaksionuar më shumë se 800 mijë njerëz.

Ditë më parë, Ledri solli në treg këngën “Marr”, e cila këngë është pritur mirë nga fansat dhe ka më shumë se 3.5 milionë klikime. /GazetaExpress/