Ledri paraqitet nga Monaco, ka diçka për të treguar - Gazeta Express
string(50) "ledri-paraqitet-nga-monaco-ka-dicka-per-te-treguar"

Ledri paraqitet nga Monaco, ka diçka për të treguar

Muzike

Gazeta Express

13/05/2022 23:13

Këngëtari dhe reperi Ledri Vula ka vazhduar me udhëtimet e tij dhe koncertet para kësaj vere

Ai sot është paraqitur në Monaco ku me anë të një postimi në Story të Instagram  ka treguar në disa video se është në qytetin e shtrenjtë dhe të miliarderëve të Monacos.

Lexo Edhe:

Ai ka paraqitur disa video ku shihet se është me ekipin e tij të xhirimit. Një video e tillë mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Në një moment ka një video që është edhe në avion. Nuk dihet se kur do ta lansojë këtë këngë Ledri, por që duket se ajo do të shndërrohet në një hit veror.

Ndryshe, burime të Gazetës Express kanë thënë që Ledri ka gati 24 këngë, por që me videoklipe pritet që të lansohen vetëm katër gjatë kësaj vere.

Nuk dihet se a e ka reperi kosovar në plan që të lansojë ndonjë album.

Më 5 maj ai lansoi këngën “TDU” me Kidën e cila për 8 ditë ka më shumë së 5.5 milionë klikime në YouTube. /GazetaExpress/