LeBron James s’e mendon si rival Jordanin: Do të kishim qenë të përsosur bashkë - Gazeta Express
string(77) "lebron-james-se-mendon-si-rival-jordanin-do-te-kishim-qene-te-persosur-bashke"

LeBron James s’e mendon si rival Jordanin: Do të kishim qenë të përsosur bashkë

Gazeta Express

19/05/2020 15:28

Shumë tifozë të basketbollit e shijojnë debatin se cili nga Michael Jordani dhe LeBron James është më i mirë. Megjithatë, kur ylli i Los Angeles Lakers mendon për Jordain, ai e mendon atë si bashkëlojtar e jo si rival.

“Unë personalisht, me mënyrën se si luaj – duke e vendosur ekipin në rend të parë – mendoj se cilësitë e mia më të mira do të punonin në mënyrë të përsosur me Mike”, ka thënë James, në një intervistë për Uninterrupted.

Lexo Edhe:

“Mike është një vrasës. Kur vjen puna te loja e basketbollit, te shënimi i pikëve ashtu siç e bënte ai, atëherë aftësitë e mia për të pasuar dhe për ta lexuar lojën do të ndihmonin”.

James, i cili ishte rritur si tifoz i Chicago Bulls, tha se është ndierë i fuqizuar përderisa e ka shikuar dokumentarin e Jordanit dhe Bulls-ave në ESPN “The Last Dance” gjatë pesë javëve të fundit.

Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe ka menduar se si do të ishte të luante si “point forward” përkrah Jordanit, që vlerësohet si “shooting guard” më i miri në histori.

“Unë i shihja gjërat që Scottie Pippen i bënte me Mike. Unë thjesht mendoj se do të kishte qenë një tjetër nivel. Pip ishte njëri ndër lojtarët e mi të preferuar… do të kishte qenë në një tjetër nivel nëse do të kisha qenë unë ‘point forward’ gjatë asaj ecurie të Bulls-ave”, shtoi LeBroni.

James e kishte takuar Jordanin në fillimet e karrierës së tij dhe kishte luajtur në një ndeshje për qejf me të në vitin 2001, kur James ishte 16-vjeçar dhe Jordani po përgatitej për t’u kthyer për herë të fundit në NBA.

“Ai dukej si Jezus Krishti për mua. Ai ishte Jezusi i zi për mua”, tha James për atë përvojë të tijën. Megjithatë, ata nuk kishin luajtur në të njëjtën skuadër atë ditë në Hoops Gym në Chicago.

Dy vjet më vonë, James e pati mundësinë të luajë në të njëjtën skuadër me Jordanin. Pasi James ishte zgjedhur i pari në draft dhe kishte nënshkruar marrëveshje 87 milionë dollarëshe me Nike, ai ishte ftuar në kampin veror të përvitshëm të Jordanit në UC Santa Barbara.

“Ne luanim rreth orës 21:00. Kampi përfundonte dhe pastaj ne qëndronim për të luajtur bashkë me basketbollistët nga kolegjet që ai i ftonte. Ne luanim një orë, një orë e 15 minuta. Isha në të njëjtën skuadër me MJ dhe nuk e humbnin asnjë ndeshje”. /Gazeta Express/