LeBron James me një rekord tjetër në NBA - Gazeta Express
string(40) "lebron-james-me-nje-rekord-tjeter-ne-nba"

Sport

Gazeta Express

04/01/2025 12:50

LeBron James me një rekord tjetër në NBA

Sport

Gazeta Express

04/01/2025 12:50

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James ka shënuar një natë interesante në ligën elitare të NBA në fitoren 119:102 ndaj Atlanta Haëks.

James shënoi 30 pikë me tetë asistime, duke shënuar ndeshjen e 563-të në karrierë me të paktën 30 pikë në ndeshje.

Lexo Edhe:

Me këtë paraqitje, James arriti të mposhtë rekordin e legjendarit Michael Jordan për një ndeshje.

“Ky është dikush që e kam adhuruar në fëmijërinë time dhe kam veshur numrin 23 për shkak të tij”, ka thënë James pas rekordit.

Meqë ra fjala, Austin Reaves shtoi 20 pikë dhe Anthony Davis 18 pikë e 19 kërcime për Lakers, të cilët me rezultatin 20-14 mbajnë vendin e katërt në Konferencën Perëndimore.

Nga ana tjetër, Trae Young shënoi 33 pikë me nëntë asistime dhe Jalen Johnson 19 pikë. Haëks janë në pozitën e shtatë në Lindje me 18 fitore dhe një humbje.