LeBron James, i sigurt se sezoni i NBA do të vazhdojë - Gazeta Express
string(52) "lebron-james-i-sigurt-se-sezoni-i-nba-do-te-vazhdoje"

LeBron James, i sigurt se sezoni i NBA do të vazhdojë

Gazeta Express

01/05/2020 11:33

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka bërë të ditur se ai nuk u beson lajmeve të fundit se NBA mund të detyrohet ta anulojë sezonin 2019/20 plotësisht shkaku i krizës së koronavirusit.

NBA u pezullua pa caktuar një datë kthimi në mars dhe në një postim në Twitter të enjten, LeBron James i hodhi poshtë lajmet e CNBC-së për një anulim të ligës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në atë lajm thuhej se disa agjentë anonim dhe disa ekzekutivë të ekipeve janë të shqetësuar për kthimin e mundshëm të NBA, veçanërisht pa tifozë në arena, duke sugjeruar se sezoni do të anulohej.

“I pashë disa lajme se ekzekutivët dhe agjentët duan ta anulojnë sezonin??? Kjo absolutisht s’është e vërtetë. Askush që unë e njoh nuk ka thënë diçka të tillë. Sapo të bëhet më e sigurt, ne do të donim ta përfundonim sezonin”, ka thënë James.

“Unë jam gati dhe skuadra jonë është gati. Askush nuk duhet të anulojë asgjë”. /Gazeta Express/