LeBron James e lë Messin jashtë listë së më të mirëve... pastaj e përmirëson gabimin - Gazeta Express
string(81) "lebron-james-e-le-messin-jashte-liste-se-me-te-mireve-pastaj-e-permireson-gabimin"

LeBron James e lë Messin jashtë listë së më të mirëve… pastaj e përmirëson gabimin

Gazeta Express

22/03/2020 12:52

LeBron James nuk e ka përfshirë Lionel Messin në listën e futbollistëve që i pëlqen, edhe pse më vonë e ndryshoi mendjen gjatë një bisede me ndjekësit e tij drejtpërdrejt në Instagram.

Ai i përmendi disa prej lojtarëve më të mirë në botë momentalisht, plus të gjithë skuadrën e Liverpoolit, klub në të cilin ka aksione, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“I kam disa”, tha basketbollisti i La Lakers në NBA, kur u pyet cilët ishin futbollistët e tij të preferuar.

“Së pari çdo lojtar i Liverpoolit. Pastaj Kylian Mbappe, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Këta janë legjenda”, shtoi ai.

“E dua Cristiano Ronaldon, e dua Neymarin, e dua Mbappen”, theksoi ai.

E kur u pyet për emra të tjerë, atij iu sugjerua Messi.

“Messi, natyrisht. Lionel Messi është legjendë”, e pranoi basketbollisti amerikan.

Ai e përmendi edhe Zlatan Ibrahimovicin, duke bërë shaka se sa i çmendur është suedezi. /Gazeta Express/