LeBron, Giannis dhe Harden, finalistë për çmimin MVP - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

08/08/2020 22:34

LeBron, Giannis dhe Harden, finalistë për çmimin MVP

Sport

Gazeta Express

08/08/2020 22:34

NBA i ka bërë të ditur finalistët për gjashtë çmimet individuale për basketbollistët në ligën amerikane, përfshirë këtu ata për çmimin MVP (Most Valuable Player – Lojtari më i Vlefshëm), ku u dominuan Giannis Antetokounmpo, LeBron James dhe James Harden.

Giannis Antetokounmpo, që e fitoi çmimin sezonin e kaluar, është duke thyer rekorde personale këtë sezon me Milwaukee Bucks, me 29.7 pikët e shënuara mesatarisht për ndeshje dhe 13.7 kërcimet, transmeton Gazeta Express.

Harden, që u zgjodh MVP në sezonin 2017/18, është drejt titullit të tretë si kampioni i koshashënuesve, pasi i ka shënuar mesatarisht 34.3 pikë për ndeshje këtë sezon me Houston Rockets.

James, që ka qenë katër herë MVP, është duke regjistruar 25.3 pikë dhe 8 kërcime mesatarisht për ndeshje dhe skuadra e tij, Los Angeles Lakers, e ka siguruar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Lojtarët e vetëm që kanë fituar çmime MVP më shumë sesa Lebron janë Kareem Abdul-Jabbar, Bill Russell edhe Michael Jordan, me nga pesë secili.

Çmimi për debutuesin më të mirë këtë sezon do t’i jepet njërit prej Ja Morant të Memphis Grizzlies, Kendrick Nunn të Miami Heat dhe Zion Williamson të Neë Orleans Pelicans.

Finalistët për çmimin e mbrojtësit më të mirë të vitit janë Antetokounmpo, Anthony Davis i Lakers dhe Rudy Gobert i Utah Jazz. Gobert e ka fituar këtë çmim në dy vjetët e fundit.

Çmimi për lojtarin e gjashtë më të mira janë Dennis Schroder i Oklahoma City THunder, Montrezl Harrell i Los Angeles Clippers dhe Lou Williams i Clippers. Williams do ta fitonte këtë çmim për herë të katërt.

Për lojtarin më të përmirësuar janë dominuar Brandon Ingram i Neë Orleans Pelicans, Bam Adebayo i Miami Heat dhe Luka Doncic i Dallas Mavericks.

Çmimin e trajnerit të vitit mund ta fitojë njëri nga Mike Budenholzer i Bucks, Billy Donovan i Thunder dhe Nick Nurse i Raptors. /Gazeta Express/