LeBron e fiton duelin kundër Irving, Lillard humb edhe pse shënoi 47 pikë - Gazeta Express
string(72) "lebron-e-fiton-duelin-kunder-irving-lillard-humb-edhe-pse-shenoi-47-pike"

LeBron e fiton duelin kundër Irving, Lillard humb edhe pse shënoi 47 pikë

Gazeta Express

24/01/2020 13:28

Vetëm tri përballje në NBA, por të mjaftueshme për të ofruar spektalin e zakonshëm në kampionanit më të bukur të basketbollit në glob. E hapin mbrëmjen Los Angeles Lakers, që me një LeBron James që bën diferencën mbi parket iu imponuan 113-128 Brooklyn Nets të Kyrie Irving. “Mbreti” i NBA-së e mbylli takimin me “triple double”, 27 pikë, 12 “rebound” dhe 10 asiste, ndërsa Anthony Davis e Dwight Howard realizuan “double double” secili, i pari 16 pikë e 11 “rebound” dhe i dyti 14 pikë e 12 “rebound”. Irving ishte më i miri në radhët e Nets me 20 pikë.

Fituan edhe Washington Wizards, 112-124 në shtëpinë e Cleveland Cavaliers në një sfidë mes dy ekipeve që nuk kanë më pretendime për këtë sezon, pasi renditen larg zonës play off. Luan një ndeshje të madhe Bradley Beal, autor i 36 pikëve, duke fituar edhe duelin brenda sfidës me Colin Sexton të Cavs, që regjistroi 29 pikë, shkruan Supersport.

Lexo Edhe:

Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Dallas Mavericks, të shtyrë nga 27 pikë dhe 9 asiste të Luka Doncicit, kaluan Portland Trail Blazers në Oregon me rezultatin 133-125. Nuk vlejti për asgjë paraqitja jashtë normales e Damian Lillard, autor i 47 pikëve, 6 “rebound” e 8 asisteve. Teksanët, edhe pse jemi në mes të sezonit, tashmë e kanë të prenotuar një vend në fazën play off, ndërsa Blazers duhet të luftojnë ende shumë për të arritur vendin e tetë në Perëndim.

Rezultatet:

Los Angeles Lakers – Brooklyn Nets 128-113

Washington Wizards – Cleveland Cavaliers 124-112

Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers 133-125