LeBron-Davies shkëlqejnë sërish, Lakers fitojnë edhe finalen e dytë - Gazeta Express
string(66) "lebron-davies-shkelqejne-serish-lakers-fitojne-edhe-finalen-e-dyte"

LeBron-Davies shkëlqejnë sërish, Lakers fitojnë edhe finalen e dytë

Gazeta Express

03/10/2020 13:49

Los Angeles Lakers i ka shkuar edhe më pranë titullit kampion në NBA, pasi ka mposhtur Miami Heat edhe në finalen e dytë të zhvilluar në “AdventHealth Arena”, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-0.

Kalifornianët dominuan fraksionin e parë dhe të dytë të ndeshjes dhe ndonëse lëshuan disi në të tretin, ia dolën të ruajnë një diferencë prej 10 pikësh e fituan ndeshjen me rezultatin final 124-114.

Lexo Edhe:

LeBron James ishte sërish protagonist për Los Angeles Lakers, me 33 pikë të shënuara, 9 topa të rikuperuar dhe 9 asiste, ndërsa një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe Anthony Davies me 32 pikë, 14 të rikuperuar dhe 1 asist.

Nga ana tjetër Miami u shfaq sërish i pafuqishëm përballë yjeve të skuadrës kaliforniane dhe performanca e mirë e Jimmy Butler, me 25 pikë, 8 rikuperime dhe 13 asiste, ishte e pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Finalja e tretë do të zhvillohet sërish në “AdventHealth Arena” të Orlandos, 48 orë më vonë, ndërsa vlen të theksohet se kjo përballje do të jetë vendimtare, pasi një tjetër humbje për Miamin do të bënte praktikisht të pamundur rikuperimin.