Rafael Leao ka folur për ndjekësit e tij në Twitch pas rikthimit të tij në fushën e blertë pas lëndimit që e kishte lënë jashtë për një kohë.
Dhe, njërën prej temave që e preku ylli i Milanit ishte mbulimi i tij nga shtatë futbollistë të Napolit në fitoren 2:1 në fundjavën që shkoi, përkundër inferioritetit numerik të Kuqezinjve për një gjysmë ore, shkruan “Gazeta Express”.
Në një kundërsulm të “Rossoneri” shihet sulmuesi portugez që ndiqet nga plot shtatë futbollistë napolitanë, një pamje që u bë tashmë virale.
Por, Leao bëhet i sinqertë dhe thotë se as që ia kishte idenë se po e ndiqnin shtatë futbollistë mysafirë.
Momen Leao vs 7 pemain Napoli⚡️pic.twitter.com/pDCMF2LvEb
— Tribun Milano (@Info4_Milanisti) September 29, 2025
“Sa herë që kundërshtarët vijnë në San Siro, ata duhet ta kuptojnë tërbimin, tërbimin. Është shumë e rëndësishme për ne. Të gjithë, madje edhe të rinjtë që kanë ardhur në ekip, e kanë kuptuar ndryshimin që ndodh kur të gjithë janë në San Siro”, shpjegoi ai në lidhje me kthimin e tifozëve “Curva Sud” në tribuna.
“Kjo ndeshje ishte e vështirë, për sa i përket frymëmarrjes, o Zot… Pastaj mbetëm me dhjetë lojtarë. Ajo që e shihni në foto ishte një kundërsulm, u përpoqa të bëja diçka, nuk e dija që kishte kaq shumë kundërshtarë atje. I kisha parë vetëm Gutierrez dhe një lojtar tjetër, nuk e kisha idenë se ishin 7 kundër 1”, përfundoi anësori ofanziv, i cili po mundohet ta rikthejë formën e dikurshme në Milanin që e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri. /Gazeta Express