Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se për shkak të importit të lartë e për shkak të varfërisë që e kemi, vendi ka nevojë për kompani prodhuese. Ai ngriti alarmin se edhe qytetarët me bagazh profesional janë duke dashtë me u largu nga vendi për shkak të mosperspektivës. Profesori tha se politikat aktuale po varfërojnë qytetarët.
Ai tha se “politikat qeveritare vetëm po e varfërojnë qytetarin dhe po e shtyjnë qytetarin me u largu nga vendi”.
“Vetëm në vitin 2024 nga Komisioni Europian ka dalë raporti, kërkesa për azil në BE është rritë për 108%. Po i shtyjnë qytetarët me u largu nga vendi”, tha Misini në Pressing, transmeton Express.
“Kemi rritje të importit nga viti 2020-2024 për 94%, nuk mundem me kuptu ose po dal publikisht po ju them që ato diploma të ekonomistëve që janë nëpër qeveri e këshilltarë le ti shqyejnë se nuk e kanë as bazën elementare të Ekonomisë”, tha Misini në Pressing, trasnsmeton Express.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...