LDK'ja nesër e zgjedh kandidatin për kryetar të Podujevës - Gazeta Express
string(56) "ldkja-neser-e-zgjedh-kandidatin-per-kryetar-te-podujeves"

LDK’ja nesër e zgjedh kandidatin për kryetar të Podujevës

Gazeta Express

14/02/2020 16:04

Nesër do të vendoset se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Express.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Lexo Edhe:

Rudari i ka thënë Gazetës Express se nesër do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari për Express.

Por, Express merr vesh se tashmë është vendosur që Rudari të jetë kandidat i kësaj partie, ndonëse ky e ka mohuar.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen më 15 mars 2020./Gazeta Express