string(122) "ldk-sot-dorezon-kallezim-penal-ndaj-kurtit-dhe-deputeteve-te-lvv-se-qe-po-ushtrojne-detyrat-e-kryeministrit-dhe-ministrave"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 8:22

LDK sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe deputetëve të LVV-së që po ushtrojnë detyrat e kryeministrit dhe ministrave

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 8:22

Lidhja Demokratike e Kosovës në orën 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.

LDK-ja njoftoi se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

“Të nderuar përfaqësues të medieve, sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK-ja, siç ka thënë më herët, beson se Albin Kurti dhe deputetë të LVV-së po e ushtrojnë në mënyrë joligjore mandatin e kryeministrit dhe ministrave, edhe pasi janë zgjedhur deputetë.

Nënkryetarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka thënë më herët se nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve më 27 mars, i bie se “qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

LDK-ja ia njohu dorëheqjet Albin Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të LVV-së që janë zgjedhur deputetë më 17 prill, në seancën konstituive, pas ndërprerjes së së cilës Bajrami tha se kryeministri dhe ministrat nuk duhet të vazhdojnë t’i ushtrojnë këto detyra sipas ligjit të ri për Qeverinë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë më herët se Kurti dhe deputetë të tjerë duhet të heqin dorë nga postet e tyre qeveritare dhe të zëvendësohen nga zyrtarë që nuk janë zgjedhur deputetë. Sipas tij, vendimet që po merren nga Qeveria “nuk janë ligjore” nëse ato sfidohen në gjykatë.