string(50) "ldk-se-i-bashkohet-asamblistja-e-aakse-ne-suhareke"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 13:17

LDK-së i bashkohet asamblistja e AAK’së në Suharekë

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 13:17

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur në radhët e saj Sanie Kuqi – Rexhepaj. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe asambliste e kësaj partie në Asamblenë Komunale të Suharekës.

Nga sot, i është bashkuar zyrtarisht LDK-së dhe degës së saj në Suharekë.

Në një takim të mbajtur sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e degës në Suharekë, Ardian Shala, e kanë pritur znj. Rexhepaj, duke shprehur mirëseardhjen dhe vlerësimin për kontributin e saj të deritanishëm në jetën publike dhe institucionale të komunës.

“Zonja Sanie i bashkohet rrugëtimit tonë me besimin e plotë drejt një pune të përbashkët për një të ardhme më të mirë në komunën e Suharekës,” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kuqi – Rexhepaj është një figurë e njohur publike në Suharekë, me përvojë të gjatë në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës. Ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Urbanizmit në komunë gjatë viteve 2017–2021 dhe njihet për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve.

Aktualisht, ajo mban titullin si asambleistja më e votuar në historinë e Asamblesë Komunale të Suharekës – një fakt që, sipas LDK-së, pasqyron qartë besimin dhe mbështetjen që ajo gëzon nga qytetarët.

E diplomuar në Arkitekturë dhe me studime master të përfunduara në Universitetin e Prishtinës, znj. Rexhepaj përfaqëson një profil të fuqishëm intelektual e profesional, si dhe një zë të rëndësishëm për përfshirjen e grave në vendimmarrje.

“Përmes punës së saj, ajo ka dëshmuar se gratë mund të jenë lidere të zonja dhe shembull për gjeneratat e reja – veçanërisht për vajzat dhe gratë në Suharekë dhe më gjerë,” përfundon njoftimi.

LDK vlerëson se përvoja dhe vizioni i Sanie Kuqi Rexhepaj do të jenë një shtytje e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe për përfaqësimin e denjë të interesave të qytetarëve të Suharekës.

aaaaa