LDK propozon një pikë shtesë për rezolutën, Kuvendi shkon në pauzë - Gazeta Express
string(65) "ldk-propozon-nje-pike-shtese-per-rezoluten-kuvendi-shkon-ne-pauze"

LDK propozon një pikë shtesë për rezolutën, Kuvendi shkon në pauzë

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 15:43

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka propozuar një pik që të përfshihet në dokumentin për rezolutë të paraqitur në Kuvend nga kryeministri Albin Kurti e që mban firmën e shefes së deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, raporton Gazeta Express.

 “Marrë parasysh gjendjen e krijuar dhe paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me situatën dhe të vetëdijshëm për rolin e faktorit ndërkombëtar, propozon këtë projekt rezolutë: Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të përdor praktikat më të mira ndërkombëtarë dhe të jetë në koordinim me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Lexo Edhe:

Ai ka deklaruar se kërkojnë që një pikë e tillë të përfshihet në propozim rezolutën e propozuar nga Kusari-Lila.

Pas kësaj, Kuvendi ka shkuar në pauzë për të diskutuar lidhur me draftin final të rezolutës.