LDK për votimin në Asamble: Moment historik, mirëpresim aprovimin final, mirënjohës Partive Popullore - Gazeta Express
string(98) "ldk-per-votimin-ne-asamble-moment-historik-mirepresim-aprovimin-final-mirenjohes-partive-popullore"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 22:02

LDK për votimin në Asamble: Moment historik, mirëpresim aprovimin final, mirënjohës Partive Popullore

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 22:02

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Për këtë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke falënderuar në veçanti partitë popullore evropiane.

Lexo Edhe:

“Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet lajmit të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e  Kosovës në Këshilin e Evropës. Ky është moment historik i konsolidimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës përkrah shteteve demokratike perëndimore.  LDK mirëpret dhe aprovimin final nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të KE-së në maj të këtij viti”.

“LDK në veçanti falënderon dhe i është mirënjohëse Partive Popullore Evropiane në këtë vendim historik për tu njohur kjo e drejtë qytetarëve tanë. E drejta e Kosovës dhe popullit tonë për vend të barabartë mes popujve dhe institucioneve evropiane është e drejtë historike. Anëtarësimi ynë i shërben demokracisë dhe lirive njerëzore në rajon dhe më gjerë. LDK do të angazhohet fuqishëm në anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, në BE e në NATO”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Gazeta Express