string(91) "ldk-pas-takimitbislimi-petkoviq-nuk-ka-mandat-legjitim-per-ta-perfaqesuar-kosoven-ne-dialog"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 22:57

LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 22:57

Lidhja Demokratike e kosovës (LDK), ka reaguar pas takimit të zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

LDK thotë e Bislimi nuk gëzon asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Në njoftim thuhet se mandati i Bislimit ka përfunduar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

LDK thotë se Bislim është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë me vëmendje takimin e sotëm trepalësh në Bruksel në mes të zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petkoviç dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi z. Peter Sorensen. LDK konsideron se z. Bislimi nuk gëzon asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Mandati i ish-qeverisë ku z. Bislimi ka qenë i emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti tanimë ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. Andaj, z. Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut.

Negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë. Çdo marrëveshje apo angazhim eventual i ndërmarrë në këtë fazë nuk do mund të prodhojnë obligime për Kosovën. Tentimi i z. Bislimi për ta futur Kosovën në obligime, pa patur mandat legjitim e demokratik, është i papranueshëm, antikushtetues dhe joligjor.

LDK kërkon që të respektohet rendi kushtetues dhe vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhje. Dialogu duhet të vazhdojë vetëm me institucione të reja, të dala nga zgjedhjet, me mandat të qartë dhe përfaqësim të plotë.