LDK nuk e votoi rezolutën për krerët e UÇK'së në Hagë, kërkoi pikë që kërkon drejtësi për vrasjet e pasluftës - Gazeta Express
string(107) "ldk-nuk-e-votoi-rezoluten-per-kreret-e-uckse-ne-hage-kerkoi-pike-qe-kerkon-drejtesi-per-vrasjet-e-pasluftes"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 20:32

LDK nuk e votoi rezolutën për krerët e UÇK’së në Hagë, kërkoi pikë që kërkon drejtësi për vrasjet e pasluftës

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 20:32

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Gjitha partitë politike ishin dakorduar për këtë rezolutë, me përjashtim të Listës Serbe.

Por, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se LDK kërkon të shtohet edhe një pikë që kërkon drejtësi për vrasjet politike.

Më pas, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se rezoluta është hartuar nga një grup ekspertesh dhe kjo nuk mund të ndryshohet.

Më pas, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, tha se do të flasim edhe për vrasjet politke, por kërkoi që kjo rezolutë të hidhet në votim.

Rezoluta kaloi me 90 vota pro, por deputetët e LDK-së të pranishëm në sallë nuk votuan.

Më pas e mori fjalën Jehona Lushaku e cila tha se “LDK është pajtuar për pikën e rezolutës, jo për përmbajtjen”.

“Këtë doja ta sqaroja për publikun”, tha ajo. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement